Futboll

LIVE: Inter 2:1 Barcelona

Ferran

Nga ora 21:00 ka nisur gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës. Ndeshja e parë përfundoi baras 3:3.

Barça ngushton rezultatin

2 min. më parë / 6 maj 2025 22:14
Eric Garcia

Barcelona ka ngushtuar rezultatin në ndeshjen ndaj Interit.

Për 2:1 shënoi Eric Garcia në minutën e 54-t.

VIDEO:

Barcelona drejt eliminimit, Interi shënon edhe golin e dytë

31 min. më parë / 6 maj 2025 21:46
Hakan Çalhanoglu

Barcelona po shkon drejt eliminimit në gjysmëfinale të Championsit.

Interi po udhëheq 2:0 në ndeshjen e dytë. Penalltinë që e siguroi Lautaro Martinez, në gol e shndërroi Hakan Çalhanoglu në minutën e 45-të.

Penalltia u dha pas rishikimit të VAR-it.

Martinez e shënoi golin e parë në minutën e 21-të.

VIDEO:

Interi në epërsi

54 min. më parë / 6 maj 2025 21:22
Lautaro

Interi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Barcelona. Lautaro Martinez shënoi në minutën e 21-të.

VIDEO:

Lautaro titullar, Lewandowski në bankën rezervë

2 o. më parë / 6 maj 2025 20:17
Lautaro

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka vendosur të aktivizojë si titullar Lautaro Martinezin dhe Federico Dimarcon, ndërsa Robert Lewandowski është në bankën e rezervistëve.

Ndeshja kthyese gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve  zhvillohet sonte në “Giuseppe Meazza” dhe nis në ora 21:00.

Ndeshja e parë në Barcelonë ishte e zjarrtë, ndërsa përfundoi baras, 3:3. E zjarrtë pritet të jetë edhe ndeshja në Milano.

Formacioni i Interit: Sommer, Bisseck, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Çanhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Lautaro Martinez, Thuram.

Formacioni i Barcelonës: Szczesny, Eric Garcia, Cubarsi, Ingo Martinez, Martin, De Jong, Pedri, Olmo, Raphinha, Yamal, Torres.