Kapiteni Krasniqi kërkon përqendrim në ndeshjen kthyese
Kapiteni Besnik Krasniqi ka kërkuar përqendrim nga bashkëlojtarët për ndeshjen kthyese ndaj Inter D’Escaldesit. Edhe mbrojtësi i krahut të djathtë e pranoi se te Drita u bënë gabime. Por, ka theksuar se futbolli sjellë të papritura. Ai, megjithatë, beson në kualifikim. Drita barazoi 2:2 në "Fadil Vokrri" me Inter d'Escaldesin në ndeshjen e parë të raundit të plejofit të Ligës së Konferencës.
“Dhemb më suhmë sepse ishim dy herë në avantazh. Patëm lojën në kontroll në pjesën e dytë. Futbolli i ka edhe këto. Nuk duhet të dorëzohemi. Duhet të mësojmë nga gabimet, por po na ndodh shpesh që pranojmë gola të lehtë. Futbolli sjellë të papritura, por duhet të shkojmë në udhëtim me vetëbesim dhe kam besim te lojtarët. Mund t’ia dalim. Kemi një javë të plotë dhe të mos i përsërisim gabimet”, deklaroi Besnik Krasniqi.
Blerim Krasniqi: Pranuam gola të lehtë
Blerim Krasniqi tha pas ndeshjes se Drita ka pranuar gola të lehtë. Por, sulmuesi i gjilanasve shpreson në fitore në ndeshjen e kthimit.
Drita barazoi 2:2 në “Fadil Vokrri” me Inter d’Escaldes. Ishte ndeshja e parë e raundit të plejofit të Ligës së Konferencës.
“Normalisht ishte ndeshje e vështirë ta kthejmë lojën. Duhej ndoshta ta mbyllnim më herët pasi atje do të jetë e vështirë. Duhej të ishim më të kujdesshëm pasi pranuam gola të lehtë. Do të bëjmë analiza dhe të shohim se ku kemi gabuar. Do ta shohim se çfarë kemi bërë mirë e keq dhe të provojmë gjithçka”, deklaroi Blerim Krasniqi.
Vetëm barazim për Dritën, kualifikimi vendoset në Andorrë
Drita kishte dy herë epërsi në ndeshjen ndaj Inter D’Escaldesit. Por, dy herë nuk arriti që ta ruajë atë dhe në fund barazoi 2:2.
Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ishte e para e plejofit për inkuadrim në Ligën e Konferencës.
Hajdin Salihu shënoi në minutën e katërt për 1:0. Salihu realizoi gol të bukur me kokë pas harkimit në zonë nga William Baeten. Mysafirët nga Andorra barazuan rezultatin shpejtë. Në minutën e 13-të për 1:1 realizoi Domi Berlanga.
Tre minuta pa u mbyllur pjesa e parë shënoi edhe sulmuesi Blerim Krasniqi. Krasniqi realizoi me asistim të Igball Jasharit për 2:1, në minutën e 42-të.
Kampionia e Kosovës nuk ishte e vëmendshme në fazën defensive dhe u dënua nga David Lopezi që shënoi në minutën e 56-të dhe e vendosi rezultatin përfundimtar.
Kualifikimi për në fazën e ligës në “Conference League” do të vendoset në javën e ardhshme.
Drita dhe Inter D’Escaldes ishin përballur edhe në edicionin 2020/21, në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve. Gjilanasit e kishin fituar atë përballje me rezultatin 2:1, me golat e Xhevdet Shabanit dhe Hamdi Namanit, në gjysmëfinalen e parakualifikimeve. Ishte periudhë e koronavirusit dhe për shkak të testeve pozitive të disa lojtarëve, gjilanasit u mposhtën me rezultat zyrtar nga Linfieldi, në finale të raundit parakualifikues.
Drita në Evropë ka bërë përvojë të madhe dhe edicioni i kaluar është dëshmi për këtë. Në sezonin e kaluar, Drita përfundoi në pozitën e 20-të në fazën e ligës në Konferencë, me tetë pikë. Më pas u eliminua nga Celje sllovene, në plejofin e fazës nokaut.
Liga e Konferencës është gara e tretë e UEFA-s për nga niveli.
Rezultati barazohet sërish
Inter D’Escaldes nuk është dorëzuar dhe e ka barazuar sërish rezultatin në “Fadil Vokrri” ndaj Dritës.
Portieri i Dritës, Faton Maloku, e grushtoi topin në zonë, ndërsa David Lopez përfitoi. Mesfushori 30-vjeçar realizoi për 2:2 në minutën e 56-të.
Drita e kthen epërsinë
Drita e ka kthyer epërsinë e një goli në ndeshjen ndaj Inter D’Escaldesit.
Blerim Krasniqi realizoi në minutën e 42-të.
Krasniqi shënoi me asistim të Igball Jasharit për 2:1.
Me rezultatin 2:1 edhe u mbyll pjesa e parë.
Tjetër gol në Prishtinë
Tjetër gol është shënuar në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por kësaj radhe ka realizuar skuadra e Inter D’Escaldes.
Në minutën e 13-të, skuadra nga Andorra i barazoi shifrat në 1:1.
Shënues ishte mesfushori maroken, Doni Berlanga.
Drita shënon menjëherë në “Fadil Vokrri”
Drita ka realizuar që në minutën e katërt ndaj Inter D’Escaldesit, në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës.
Hajdin Salihu që u transferua në këtë verë te gjilanasit, realizoi gol shumë të bukur me kokë.
Publikohet formacioni i Dritës
Drita nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me Inter D’Escaldesin e Andorrës.
Është ndeshja e parë e plejofit për inkuadrim në Ligën e Konferencës.
Ndeshja kthyese luhet pas një jave.
Drita ishte pjesëmarrëse në Ligën e Konferencës në edicionin e kaluar dhe synon ta përsëritë atë sukses.
Përballë do ta ketë skuadrën që e kishte mposhtur 2:1 para gjashtë vjetësh.
Formacioni i Dritës:
Maloku, Salihu, Bytyqi, Pëllumbi, Ovouka, Baeten, Limaj, B. Krasniqi, Nguena, Jashari, Bl. Krasniqi
Formacioni i Inter D’Escaldes:
Javi Diaz, Torres, Sanchez Hernandez, Pochettino, Pablo Molina, Otegui, David Lopez, Sidibe, Chouaib, Berlanga
