Te klubi francez Lille nuk janë ndarë të kënaqur me ofertën që kanë pranuar për Edon Zhegrovën. Siç raporton mediumi i afërt me klubin francez, “lepetitlillois”, Napoli ka ofruar vetëm 12 milionë euro për transferimin e Zhegrovës.
Por Lille kërkon 20 milionë euro për ta liruar sulmuesin e krahut. Zhegrova i ka munguar Lillet që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi, ndërsa nga situata e tij synon të përfitojë skuadra italiane duke ofruar vetëm 12 milionë euro.
Zhegrova ka bërë të ditur se nuk do ta zgjasë kontratën e tij, duke lënë të hapur mundësinë për t’u larguar gjatë verës.
Krahas Napolit, interesim për Zhegrovën kanë shprehur edhe disa klube tjera.
Zhegrova 26-vjeçar shënoi tetë gola dhe asistoi dy herë në 21 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni.
Ai me skuadrën e Lillet ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.