Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lille e Zhegrova mposhtin Real Madridin

Edon Zhegrova

Skuadra e Edon Zhegrovës, Lille, ka bërë befasi të madhe të mërkurën mbrëma. Në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, Lille fitoi 1:0 ndaj kampionit në fuqi, Real Madridit.

Sfida u vendos në minutat shtesë të pjesës së parë.

Pas goditjes së Edon Zhegrovës nga gjuajtja e lirë, topi preku në dorë Eduardo Camavingan. Pas rishikimit të situatës në VAR, arbitri dha penallti për skuadrën franceze, që ishte vendase. Jonathan David ishte i saktë nga pika e bardhë, në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Zhegrova ishte prej më të mirëve te Lille, që shënoi fitoren e parë në Champions. Në xhiron e parë Lille kishte pësuar nga Sportingu. Ndërkohë Real Madridi kishte fituar 3:1 ndaj Stuttgartit.

Në pjesën e dytë  madrilenët rritën presionin ndaj portës së Lillet. Iu afruan disa herë golit të barazimit, por megjithatë pa shënuar. Portieri i Lille. Lucas Chevalier bëri disa pritje vendimtare.

Edhe Zhegrova shënon supergol, Lille mposht Atletico Madridin Futboll Zhegrova shënon supergol, Lille mposht Atletico Madridin

Lille në epërsi pas pjesës së parë, Zhegrova prej më të mirëve

Lille po udhëheq 1:0 ndaj Real Madridit pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së dytë të Championsit.

Jonathan David shënoi nga penalltia në minutën e tretë shtesë. 

Penalltia u shkaktua për lojë me dorë të Eduardo Camavingas, pas goditjes së Zhegrovës nga gjuajtja e lirë. 

Zhegrova ishte prej më të mirëve te Lille në pjesën e parë. 

Skuadra franceze ka krijuar disa raste të mira shënimi.

Edhe Lëndimi që pritej të kalohej për pak javë po del të jetë shumë problematik për Zhegrovën Futboll Lëndimi që pritej të kalohej për pak javë po del të jetë shumë problematik për Zhegrovën

Zhegrova siguron penallti, Lille në epërsi

Lille po udhëheq 1:0 ndaj Real Madridit. 

Jonathan David shënoi nga pika e bardhë në minutën  e  dytë shtesë të pjesës së parë. 

Penalltia u shkaktua për lojë me dorë të Camavingas, pas goditjes së Edon Zhegrovës nga goditja e dënimit.


Zhegrova titullar ndaj Real Madridit

Edhe Dy gola e një asistim nga David në fitoren e Lillet Futboll Dy gola e një asistim nga David në fitoren e Lillet

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, do të paraqitet nga minuta e parë për skuadrën e Lillet në ndeshjen ndaj fituesit të Ligës së Kampionëve, Real Madridit. 

Ndeshja në mes të Lillet dhe Realit nis në ora 21:00 dhe i takon xhiros së dytë të Championsit.