Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leverkuseni transferon mbrojtësin premtues të PSG-së

Bayer Leverkuseni

Bayer Leverkuseni e ka transferuar francezin Axel Tape si futbollist të lirë.

Mbrojtësi që deri të mërkurën ka qenë pjesë e grupmoshës U19 të Paris Saint-Germainit, ka nënshkruar kontratë afatgjate me Bayer Leverkusenin, ka njoftuar klubi gjerman.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tape është mbrojtës i disa pozitave, lojtar i shpejtë dhe inteligjent”, ka thënë ndër të tjera drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes. “Shohim potencial të madh në Axelin”.

Tape e ndihmoi ekipin U19 të PSG-së ta fitojë kampionatin francez në vikendin e kaluar.

Ai pati edhe tri paraqitje me ekipin e seniorëve.

Kërkohej edhe nga Eintracht Frankfurti dhe Tottenhami.

Leverkuseni në këtë afat kalimtar e ka transferuar edhe Ibrahim Mazan nga Hertha Berlini.

Nga ekipi ku aktivizohet Granit Xhaka është larguar trajneri Xabi Alonso, Jonathan Tah dhe Jeremie Frimpong.

Florian Wirtz pritet ta kompletojë transferimin te Liverpooli në ditët ne vazhdim.