Futboll

Xhaka luan në miqësore për Leverkusenin

Granit Xhaka

Bayer Leverkuseni ka luajtur të dielën pasdite miqësore me Bochumin. Nënkampioni i Gjermanisë shënoi fitore me rezultatin 2:0. Te Bayer Leverkuseni startoi Granit Xhaka.

E ardhmja e Xhakës te Leverkuseni ende është e paqartë.

Menaxheri i tij ka thënë se Xhaka dëshiron të transferohet te Sunderlandi në Premier League. Trajneri i Leverkusenit, Erik ten Hag, ka thënë se Xhaka është shumë i rëndësishëm për ta liruar. Dhe të dielën Ten Hag e vendosi kapitenin e Zvicrës në formacionin bazë.