Futboll

Leverkuseni shmang humbjen me gol të minutës së 88-të

Alejandro Grimaldo

Alejandro Grimaldo ka shënuar gol në minutën e 88-të për t’i mundësuar Bayer Leverkusenit që ta shmang humbjen nga Newcastle Unitedi.

Të mërkurën në Leverkusen, Bayeri e Newcastle luajtën 2:2.

Bruno Guimaraes shënoi autogol në minutën e 13-të për epërsinë 1:0 të Leverkusenit. Anthony Gordon dhe Lewis Miley shënuan për epërsinë 2:1 të Newcastlet. Gordin shënoi nga pika e bardhë në minutën e 51-të, ndërsa Miley realizoi në minutën e 74-t. 

Grimaldo shënoi pak para fundit për rezultatin final, 2:2.

Leverkuseni është i 20-ti me nëntë pikë. Një pikë më shumë ka Newcastle, në vendin e 12-të.