Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lëndimi i Konates nuk është serioz

Ibrahima Konate

Lëndimi që e pësoi qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate në ndeshjen ndaj Brightonit të shtunën, nuk është serioz. Kështu ka raportuar të hënën “Reuters”. Konate u zëvendësua në pjesën e parë me Joe Gomezin pas lëndimit të krahut. Megjithatë, Konate do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Liverpooli e luan të martën ndaj Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli nuk do të jetë pa mungesa. Për ndeshjen ndaj Leverkusenit do t’i mungojnë Alisson Beckeri, Conor Bradley, Harvey Elliotti, Diogo Jota dhe Federico Chiesa. Të gjithë lojtarët mungojnë për shkak të lëndimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe kampioni në fuqi i Gjermanisë, Leverkuseni do të ketë mungesa. Për shkak të lëndimeve do t’i mungojnë Amine Adli, Nordi Mukiele, Jeanuel Belocian dhe Martin Terrier. Pjesë e rëndësishme e Leverkusenit është Granit Xhaka.