Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Portugalia mposht Kilin me golat e pjesës së dytë

Leao

Portugalia e ka mposhtur në ndeshje miqësore Kilin me rezultatin 2:1. 
Të dy golat, Portugalia i realizoi në pjesën e dytë. 


Në përfundim të pjesës së parë, sulmuesi Rafael Leao pati një përplasje të ashpër me mbrojtësin e Kilit, Ivan Roman. 


Leao e goditi në fytyrë Romanin. Sulmuesi i Milanit u përjashtua direkt me karton të kuq. 

Me karton të kuq u ndëshkua edhe Roma.
Për 1:0 realizoi Gonçalo Guedes në minutën e 58-të. 

Golin e dytë e realizoi Bruno Fernandes në minutën e 75-të. 


Ndërsa golin e vetëm për Kilin e realizoi Lucas Cepeda në minutën e 92-të. 

Edhe Leao shënon gol, 5:0 për Portugalinë Botërori 2026 4 j. më parë Leao shënon gol, 5:0 për Portugalinë


Portugalia para fillimit të Kupës së Botës do ta luaj edhe një miqësore tjetër. 


Të mërkurën e ardhshme, Portugalia luan me Nigerinë. 
Portugalia në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada është në Grupin K së bashku me Kongon, Uzbekistanin dhe Kolumbinë.