Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kuqi: Ndoshta kanë ndryshuar rregullat e futbollit e unë s’po i kuptoj

Shefki Kuqi

Trajneri i Feronikelit 74, Shefki Kuqi, është ankuar në akordimin e penalltisë në pjesën e parë, që i dha epërsinë Ballkanit në duelin që u luajt në “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ai ka thënë se Feronikeli 74 ka mundur të marrë pikë në këtë ballafaqim pasi Ballkani nuk shfaqi më të mirën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte lojë me dy pjesë të ndryshme. Pjesa e parë nuk ka qenë absolutisht ekipi dhe lojtarët që unë i njoh, pasi kemi luajtur mirë në ndeshjet e fundit. Në pjesën e dytë kemi bërë ndryshime dhe patëm shanse për ta barazuar rezultatin. Ballkani nuk bëri diçka përpos një penalltie. Unë nuk po i kuptoj disa rregulla. Ndoshta kanë kaluar shumë vite prejse kam luajtur unë futboll, ndoshta rregullat po ndryshojnë. Me secilin kundërshtar jemi ballafaquar në mënyrën më të mirë. Më shumë ishim të dobët ne se sa Ballkani i mirë. Disa gjëra po ndodhin dhe nuk po arrijë t’i kuptojë. Disa rregulla kanë ndryshuar”, ka deklaruar për “ArtMotion” ish-lojtari i Premier Leagues.

Ballkani fitoi 2:0.