Trajneri i Feronikelit 74, Shefki Kuqi, u shpreh shumë i lumtur për fitoren e arritur. Kuqi tha se këto janë pikë të mëdha që mund t’u ndihmojnë atyre në garën për mbijetesë.
Feronikeli 74 mposhti 2:1 Malishevën të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po fitojmë me mund të madh. Pavarësisht kësaj, unë kam një grup lojtarësh që po japin më të mirën. Secili ndryshim në formacion, secili zëvendësues, po e jep maksimumin. Po bëjmë lojë të mirë, atraktive, por rezultatet nuk kanë qenë ato që i kemi merituar. Kjo është fitore e madhe. E kam pasur bindjen e madhe për fitore. Edhe pse pranuam gol, u kthyem në lojë dhe dominuam. Kemi bërë paraqitje shumë të mira, sidomos në 4-5 ndeshjet e fundit. Nuk ka rëndësi se kush ka qenë përballë nesh, kemi luajtur mirë. Tani djemtë do të pushojnë e do t’i kthehemi punës. Synim i kemi vetëm fitoret”, është shprehur ish-futbollisti i Premier Leagues angleze, Kuqi.
Ndërkohë, trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, tha se Malisheva u mposht pasi futbollistët që ai i drejton, nuk i shfrytëzuan mundësitë që i patën.
“E kishim përgatitur mirë ndeshjen. Shpërdoruam disa raste në të dyja pjesët dhe pastaj u penalizuam në momentet më të këqija. Nuk arritëm që ta kthejmë rezultatin, rastet na kushtuan. Kjo ndeshje ishte evidente sepse kemi lëshuar shumë pikë në ndeshjet e fundit. Por për vendin e tretë do të japim atomin e fundit, deri në momentin kur kemi mundësi matematikore”, ka theksuar Kida për “ArtMotion” pas ndeshjes.