Trajneri Shefki Kuqi pasi e siguroi mbijetesën në Superligë me skuadrën e Feronikelit 74, i ka përgëzuar lojtarët për suksesin e arritur.
“I përshëndes dhe i përgëzoj lojtarët, këta janë ata që e kanë bërë detyrën. Kohët e fundit e kemi dominuar lojën. A është kjo loja që e kam pritur unë sot? Normalisht që jo. Kjo na bën që të besojmë që nëse je i drejtë, kur punon, puna gjithmonë të shpërblehet, edhe pse nuk ka qenë asnjë fitore që nuk e kemi fituar pa djersë, kështu që edhe sot e vazhduam në të njëjtën mënyrë. Fokusi kryesor këtë javë ka qenë te kjo ndeshje, pasi këta djem nuk e kanë merituar këtë situatë ku jemi sot, por ky është futbolli”, ka thënë Kuqi për “Art Motion” pas ndeshjes kundër Prishtinës së Re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoli i sulmuesit Alban Shillova ia ka siguruar Feronikelit 74, qëndrimin në Superligë edhe për një edicion tjetër.
Me golin e Shillovës, Feronikeli 74 mposhti 1:0, skuadrën e Ligës së Parë, Prishtinën e Re, dhe do ta vazhdojë garimin ne elitën e futbollit të Kosovës edhe për një edicion tjetër.