Përditësuar 17:00 - Goli i sulmuesit Alban Shillova ia ka siguruar Feronikelit 74, qëndrimin në Superligë edhe për një edicion tjetër.
Me golin e Shillovës, Feronikeli 74 mposhti 1:0, skuadrën e Ligës së Parë, Prishtinën e Re, dhe do ta vazhdojë garimin ne elitën e futbollit të Kosovës edhe për një edicion tjetër.
Ndeshja u zhvillua te shtunën në stadiumin “18 Qershori” ne Kline dhe ishte ballafaqimi vendimtar për mbetje apo inkuadrim në Superligë.
Prishtina e Re e fitoi ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë ndaj Dinamos.
Ndaj Dinamos kishte fituar në ndeshjen dramatike që kishte përfunduar 3:3 pas 120 minutave, e që ishte vendosur në penallti.
Por, Prishtina e Re do të mbetet në Ligën e Parë, ndërsa Feronikeli 74 i drejtuar nga ish-futbollisti i Premier Leagues, Shefki Kuqi, do të vazhdojë në Superligë.
Te dyja ekipet patën rastet e veta përgjatë 90 minutave, por Shillova me golin e shënuar ne minutën e 97-të, e vendosi sfidën.
Mbyllet pjesa e parë e barazhit në Klinë
Skuadra e Feronikelit 74 dhe Prishtina e Re kanë luajtur pa gola në pjesën e parë të barazhit për mbetje apo inkuadrim në Superligë.
Të dyja skuadrat kanë kërkuar nga një penallti, por gjyqtari Visar Kastrati nuk ishte i të njëjtit mendim.
Cilado skuadër që fiton në këtë ballafaqim, do të jetë pjesë e Superligës për edicionin e ardhshëm.
Ditë më parë, Prishtina e re e fitoi barazhin e Ligës së Parë ndaj Dianamos përmes penalltive.
Ndërkohë Feronikeli 74 përfundoi në pozitën e tetë në Superligë.