Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuqi i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve

Shefki Kuqi ka thënë pas barazimit me Ballkanin se skuadra e tij reagoi mirë dhe se këtë e ka kërkuar që prej momentin kur ka ardhur në krye të Feronikelit 74.

Feronikeli 74 barazoi në udhëtim te Ballkani 2:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ashtu siç kam thënë edhe në lojën e fundit, jemi në fillim dhe na pret rrugë e gjatë dhe punë e madhe. Çdo pikë, sidomos si mysafir, të jep vullnetin dhe dëshirën për të luftuar. Kam besim te skuadra që e kam për momentin. Edhe ata duhet të kenë besim në vete. Sot ma treguan atë që e kam kërkuar prej momentit që kam ardhur. Çdo rezultat pozitiv na jep vullnetin për të qenë skuadër që mund ta luftojmë çdo skuadër tjetër në Superligë”, ka thënë trajneri Kuqi pas ndeshjes.