Disa gabime të vogla po u kushtojnë me humbje të ndeshjeve, ka thënë Shefki Kuqi, trajneri i Feronikelit 74 pas disfatës nga Llapi.
“Ishte paraqitje e mirë e lojtarëve. Nuk është ajo që e kemi merituar deri tash. Jam i kënaqur me lojtarët që dhanë maksimumin. Po luajmë me ekipe si Llapi, Ballkani, Prishtina e Malisheva, që po i pretendojnë tri vendet e para. Kishim kontroll të lojës dhe angazhimi i lojtarëve ishte i madh. Disa gabime të vogla po na kushtojnë shumë, por duhet të punojmë e t’i përmirësojmë”, theksoi Kuqi për “ArtMotion”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo