Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Autogoli i Kumbullës i kushton Espanyolit

Marash Kumbulla

Autogoli i Kumbullës i kushton Espanyolit

 

Marash Kumbulla ka shënuar autogol të dielën në ndeshjen e xhiros së 35-të të La Ligas. Dhe me golin e qendërmbrojtësit të Shqipërisë që aktivizohet tek Espanyoli, Leganesi i siguroi pikët e plota, pas fitores 3:2. 

Kumbulla realizoi gabimisht në portën e vet në minutën e 63-të, për rezultatin 3:0.

Skuadra e tij, Espanyoli, i shënoi dy gola në minutat 79 dhe 98-të, por pa arritur më shumë.

Leganesi po lufton për mbetje në elitë. Me këtë fitore tani ka 34 pikë, por ende është në zonën që dërgon një kategori më poshtë në futbollin spanjoll.

Edhe Kumbulla vendimtar në fitoren e Espanyolit Futboll Kumbulla vendimtar në fitoren e Espanyolit

Kumbulla e kompletoi ndeshjen tek Espanyoli që ka 39 pikë në vendin e 14-të.

Në La Liga kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund.