Futboll

Krasniqi: Kjo humbje nuk duhet të na dëshpëroj

Besnik Krasniqi

Mbrojtësi Besnik Krasniqi ka thënë se humbja nga AZ Alkmaari, nuk duhet të vlerësohet dëshpëruese. Ai ka thënë se Drita duhet të bëjë gjithçka për ta mbyllur me rezultat pozitiv ndeshjen e fundit ndaj Rayo Vallecanos.

“E kemi ditur se kemi kundërshtar mjaft të fortë. Jemi përgatitur shumë, por goli i parë na penalizoi. U munduam të shënojnë. Kjo humbje nuk duhet të na dëshpërojë, është e para në Ligë ne Konferencës dhe duhet të vazhdojmë tutje. Duhet të shohim analizë ne ndeshjes të shohim gabimet dhe ato të mos i përsëritim në Spanjë. Duhet të jemi kompakt dhe të mos lejojnë të krijojnë shumë raste. Duhet të jemi të vëmendshëm”, ka thënë Krasniqi.

Lexo përditësimet tjera
Drita

Drita e pëson humbjen e parë

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka humbur ndeshjen e parë në fazën e ligës...