Drita luan me AZ Alkmaarin në xhiron e pestë të Ligës së Konferencave. Ndeshja do të luhet në "Fadil Vokrri" dhe do të nisë nga ora 18:45.
Drita me formacion defensiv ndaj AZ Alkmaarit
44 min. më parë /
11 dhj 2025 17:40
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, do të paraqitet me formacion defensiv në ndeshjen kundër AZ Alkmaarit.
Zekirija Ramadani do ta nis ndeshjen kundër AZ Alkmaarit me formacion 4-5-1.
I vetëm në sulm do të jetë Arb Manaj, kurse në mesfushë do të paraqiten Almir Ajzeraj, Vesel Limaj, Albert Dabiçaj, Blerton Sheji, Kristal Abazj, ndërsa në mbrojtje luajnë Besnik Krasniqi, Egzon Bejtullai, Jogor Pëllumbi dhe Raddy Ovouka. Në portë është Faton Maloku.
Ndeshja Drita – AZ Alkmaar luhet sonte nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
I takon fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
