Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit në Bratislavë

Muriqi-Hajrizi

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll paraditen e së mërkurës stërvitjen e fundit para nisjes për në Bratislavë për ndeshjen gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë.

Ndeshja zhvillohet të enjten nga ora 20:45. Është ndeshja më e rëndësishme deri tash për “Dardanët”.

Synimi i futbollistëve të Kosovës është fitorja ndaj sllovakëve për të siguruar finalen e plejofit kualifikues për Botërorin e këtij viti.

Gjysmëfinalja tjetër në “C” është mes Turqisë dhe Rumanisë, ndërsa zhvillohet nga ora 18:00 në Stamboll.

Ekipet përfaqësuese që fitojnë gjysmëfinalet përballen në Prishtinë apo Bratislavë, më 31 mars, në finale të plejofit. Fituesi i finales shkon në Botëror.