Futboll

Kosova U20 fiton bindshëm ndaj Katarit

Kosova U-20

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në futboll e ka fituar me rezultatin 5:1 miqësoren me Katarin U20.
Ndeshja u luajt të dielën në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Ernis Qestaj shënoi që në minutën e tretë të ndeshjes. Më pas shënoi Rin Ahmeti nga penalltia, sërish Qestaj dhe fare në fund edhe Enes Hajrullahu dhe Anik Vitia.

Pas tri ditësh, Kosova U20 e Katari U20 luajnë tjetër miqësore. Edhe miqësorja e dytë luhet në Hajvali.