Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova në disavantazh në pjesën e parë

Kosova sërish në disavantazh

Sllovakia ka kaluar sërish në epërsi. Lukas Haraslin realizoi në fund të pjesës së parë për 2:1.

Ai realizoi nga gjuajtja e lirë. Edhe pse topi dukej si harkim, ai kaloi krejt mbrojtjen para golit dhe përfundoi në rrjetën e Aro Muriqit.

Me rezultat 2:1 u mbyll pjesa e parë.

Paraprakisht, sllovakët kaluan në epërsi me Martin Valjentin qysh në minutën e gjashtë. 

Por Kosova u këndell dhe mori ritmin. Veldin Hoxha në minutën e 21-të realizoi supergol për të barazuar gjithçka.

Edhe Hoxha barazon shifrat me supergol Futboll Hoxha barazon shifrat me supergol

“Dardanët” dominuan në posedim të topit, ndërsa vendasit patën më shumë raste. 

Te Kosova me kartonë të verdhë në pjesën e parë u ndëshkuan Kreshnik Hajrizi e Lumbardh Dellova. 

Lexo përditësimet tjera
LIVE: GOOOOOOOOOOOOOOL, KOSOVAAAAAAAAAAAAAAAA

Natë historike për Kosovën, Botërori një fitore larg

Bratislavë, 26 mars – Kosova bëri një rikthim historik për fitore historike në Bratislavë. Përfaqësuesja e...