Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Korenica vazhdon me paraqitje të mira në Rumani

Meriton Korenica

Meriton Korenica ka treguar tjetër paraqitje të mirë me fanellën e Clujit në Rumani.

Ai të hënën asistoi në njërin prej dy golave të fitores së Clujit ndaj Dinamo Bukureshtit.

Ndeshja Cluj – Dinamo Bukureshti u zhvillua të hënën dhe i takoi javës së 30-të të Superligës rumune të futbollit.

Korenica asistoi për golin e dytë të shënuar nga Alibek Aliev në minutën e 43-të. Për 26-vjeçarin është asistimi i tretë, ndërsa ka edhe tetë gola në Superligë këtë edicion.

Cluji me fitore është ngritur në vendin e katërt me 53 pikë.