Meriton Korenica është ndëshkuar me karton të kuq në barazimin e Clujit.
Cluji të premten mbrëma barazoi në 1:1 në shtëpi me skuadrën FCSB.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e dhjetë të plejofit të Superligës së Rumanisë.
Korenica u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 28-të për shkak të ndërhyrjes së ashpër në zonën e sulmit ndaj mbrojtësit të krahut, David Kiki.
Alexandru Stoian i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e parë.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 49-të me golin që e realizoi Louis Munteanu.
Bashkëlojtari i Korenicës, Lindon Emërllahu u paraqit deri në minutën e 85-të.
VIDEO: