Meriton Korenica shënoi një supergol e një asistim. Supergol realizoi edhe Lindon Emërllahu. Dhe me kontributin e futbollistëve të Kosovës të dielën, Cluji në shtëpi fitoi një pikë ndaj Botosanit në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Rumanisë.
Emërllahu e hapi serinë e golave në minutën e 19-të. Ai gjuajti fuqishëm e saktë për 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKorenica pas një depërtimi në zonë në minutën e 42-të, asistoi në golin për 2:1 në të mirë të vendësve.
Ndërkohë në minutën e 79-të, Korenica realizoi pas gjuajtjes akrobatike nga afërsia, në minutën e 79-të.
Korenica ka një gol e një asistim në fillim të këtij sezoni në elitën rumune të futbollit, kurse për Emërllahun ishte goli i parë. Emërllahu i kthyer nga lëndimi luajti deri në minutën e 62-të. Pas lëndimit muskulor, mungoi në gjashtë ndeshje.
Cluj në vendin e 12-të ka pesë pikë në po aq ndeshje të luajtura.