Futboll

Klubi më i dobët në botë fshihet në Turqi – bilanci katastrofik dhe historia tragjike

Yeni Malatyaspor

Klubi më i dobët në Evropë për momentin vjen nga Turqia dhe mban emrin Yeni Malatyaspor – një skuadër që vetëm pesë vjet më parë luante në Ligën e Evropës dhe konkurronte denjësisht në pjesën e sipërme të kampionatit turk.

Sot, Malatyaspor ndodhet në vendin e fundit të Ligës së Dytë turke, me 36 humbje në 36 ndeshje, vetëm 13 gola të shënuar dhe 138 të pësuar, ndërsa në tabelë figuron me një bilanc katastrofik prej -21 pikësh, si pasojë e dënimeve nga FIFA.

Por prapa këtyre rezultateve ekstreme që e bëjnë atë klubin më të dobët në Evropë mes 107 ligave profesionale të regjistruara në UEFA, fshihet një histori tragjike.

Yeni Malatyaspor u godit rëndë nga tërmeti shkatërrues që tronditi Turqinë dy vjet më parë. Në mesin e viktimave ishte edhe portieri i ekipit, Ahmet Eyup Turkaslan, i cili humbi jetën nën rrënoja. Klubi u detyrua të tërhiqej nga gara, ndërsa Federata Turke e Futbollit përpiu ta mbështeste duke i rezervuar një vend në divizionin e dytë për ta ndihmuar të rikthehej në konkurrencë.

Por pas muajsh pasiviteti dhe humbjesh të thella, kthimi në fushë rezultoi i vështirë dhe pa rezultate. Paqëndrueshmëria financiare, organizative dhe dënimet me heqje pikësh nga FIFA i vulosën fatin klubit.

Një rënie e dhimbshme për një ekip që dikur përfaqësonte Turqinë në Evropë, dhe sot përballet me sfidën e mbijetesës si klub.