Futboll

Kloppi ndali televizorin pasi dëgjoi vërshëllimat ndaj Alexander-Arnoldit

Jurgen Klopp

Trajneri Jurgen Klopp ka qenë shumë i pakënaqur dhe e ka ndalur televizorin kur ka dëgjuar që tifozët e ekipit që ai drejtoi, e vërshëllyen Trent Alexander-Arnoldin.

Alexander-Arnold do të largohet në verë pas dy dekadash të kaluara te Liverpooli, u vërshëllye në barazimin 2:2 me Arsenalin më herët gjatë këtij muaji.

Alexander-Arnold iu bashkua klubit në vitin 2004 kur ishte gjashtëvjeçar, ndërsa debutoi në ekipin senior kur Kloppi ishte trajner.

Ai vlerësohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë të krahut të djathtë, teksa mund të luajë edhe si mesfushorë.

Alexander-Arnold luajti 353 ndeshje për Liverpoolin, ndërsa e ka fituar Premier Leaguen, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube me Kloppin në krye të skuadrës.

“E kam shikuar ndeshjen kur ai hyri në lojë dhe i dëgjova vërshëllimat. Jam paksa i vjetër për të dëgjuar mirë, kështu që ia lëshova zërin televizorit. Mu deshën edhe 10 sekonda për ta kuptuar dhe e ndala atë. Sinqerisht nuk ka mundur kurrë të jem më i dëshpëruar sesa nga ai moment. Këta nuk jemi ne, nuk jemi 100 për qind”, ka deklaruar Klopp të premten në një ngjarje për fondacionin e Liverpoolit.

Alexander-Arnold ka dhënë kontribut edhe në këtë edicion, kur Liverpooli e fitoi titullin.