Qëndrim Kida është emëruar trajner i Prishtinës së Re. Ai në postin e trajnerit e ka zëvendësuar trajnerin e dorëhequr, Shpëtim Babaj. “Ky vendim vjen si pjesë e strategjisë sonë të re për konsolidimin e ekipit, rritjen e stabilitetit dhe ri formësimin e mentalitetit fitues brenda skuadrës. Klubi beson fuqimisht se me emërimin e Qëndrim Kida si kryetrajner, fillojmë një faqe të re të rëndësishme drejt stabilizimit dhe progresit. Jemi të bindur se me punë, disiplinë dhe bashkëpunim, ekipi do të rikthehet atje ku e meriton. Klubi i uron trajnerit Kida mirë se ardhje dhe shumë suksese në detyrën e re”, shkruan në njoftimin e klubit.
Kida më herët ka drejtuar me sukses skuadrën e Malishevës. Ka qenë trajner edhe te Suhareka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina e Re është në vendi ne fundit me 11 pikë. Në Superligë paraqitet për herë të parë.