Shpëtim Babaj ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit te skuadra e Prishtinës së Re.
Këtë e bëri të ditur Babaj të hënën përmes një postimi në rrjetet sociale.
Babaj te Prishtina e Re në postin e trajnerit e zëvendësoi Elon Berishën.
43-vjeçari Babaj para se të emërohej trajner ishe drejtor sportiv te Prishtina e Re.
“Sot jap dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e kryetrajnerit të KF Prishtina e Re. Ky vendim vjen pas një analize të situatës aktuale dhe pas ndeshjes së fundit, duke konsideruar të gjitha aspektet profesionale të punës sime. Edhe pse dorëheqjen e kam paraqitur më herët (dy herë), këtë herë vendimi është përfundimtar. Gjatë periudhës së angazhimit tim kam punuar me seriozitet të lartë, përkushtim të plotë dhe profesionalizëm maksimal, pavarësisht sfidave të shumta dhe faktorëve të ndryshëm që kanë ndikuar në dinamikën e punës”, ka shkruar Babaj.
Prishtina e Re nuk e ka nisur mirë edicionin 2025/26. Pas 14 xhirove të luajtura, ka nëntë disfata, dy fitore dhe tri barazime. E zë vendin e fundit me nëntë pikë.