Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

“Derbi” i kryeqytetit në Lipjan

Prishtina

Prishtina e Re dhe Prishtina takohen në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje megjithatë luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ku Prishtina e Re po paraqitet si vendase. Ndeshja luhet të shtunën nga ora 13:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina është lidere me 26 pikë. Te kjo skuadër në postin e trajnerit është kthyer Afrim Tovërlani. Ai e zëvendësoi Arsim Thaqin.

Trajnerin e ka ndërruar edhe Prishtina e Re, që është e fundit me vetëm 11 pikë. Pas dorëheqjes së Shpëtim Babajt, Qëndrim Kida mori drejtimin e kësaj skuadre.

Të shtunën është edhe ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit, që po ashtu fillon në ora 13:00.

Të dielën janë tri takime të tjera: Ferizaj – Malisheva, Llapi – Dukagjini dhe Drita – Ballkani.