Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

“Kickeri” shkruan sërish për Osmanin, talentin e Bayernit

osmani

Mediumi i njohur gjerman “Kicker” ka shkruar sërish për talentin Erblin Osmani. 

Që në fillim të një teksti të gjatë të publikuar të mërkurën, e ka përmendur emrin e tij. 

“Erblin Osmani u bë tinejxheri i shtatë që debuton për Bayernin në këtë sezon. Ky numër i debutuesve e barazon rekordin e Leipzigut – deri tani”, ka shkruar “Kicker” në analizën e bërë të mërkurën. 

Sipas “Kickerit”, numri i debutuesve mund të jetë edhe më i madh në këtë sezon, nëse Bayern Munichu e siguron herët titullin në elitën gjermane. 

Erblin Osmani debutoi për Bayern Munichun më 21 mars në fitoren e thellë 4:0 ndaj Union Berlinit.

Edhe Bundesliga shkruan për Osmanin, parashikon të tjera paraqitje të tij për Bayernin Futboll Bundesliga shkruan për Osmanin, parashikon të tjera paraqitje të tij për Bayernin

Osmani, me 16 vjet e 306 ditë, u inkuadrua në minutën e 87-të në vend të Leon Goretzkas. 

Ka hyrë në histori të Bayern Munichut si debutuesi i dytë më i ri në Bundesligë.