Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kaos në Kupën Afrikane, djali i Zidane e nisi incidentin

kupa afrikane

Nigeria është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, me fitoren 2:0 ndaj Algjerisë. Por pas ndeshjes së luajtur të shtunën, erdhi te një incident mes lojtarëve.

Gjatë festës së nigerianëve, Luca Zidane i dëshpëruar, nisi fillimisht një konflikt verbal e më pas edhe fizik me disa lojtarë kundërshtarë. Luca Zidane është djali i legjendës Zinedine Zidane dhe portier i Algjerisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fushë u krijua një tollovi e madhe, ndërsa pjesëtarët e sigurisë mezi ndalën tifozët algjerianë që të kalojnë rrethojat.

Ka pasur më pas përleshje brenda në stadium dhe në zonën miks. Algjerianët ishin të pakënaqur edhe me arbitrin, që shmangu sulmin e tyre duke ikur. Ka pasur përleshje edhe në tribuna të stadiumit nga tifozët, ndërsa kishte edhe përleshje mes gazetarëve në zonën miks.

Trazira ka pasur edhe pas fitores 3:2 të Egjiptit ndaj Bregult të Fildishtë.