Harry Kane ka arritur shifrën e 100 golave me skuadrën e Bayern Munchenit.
Kane realizoi dy gola të premten mbrëma në fitoren 4:0 të Bayern Munchenit ndaj Werder Bremenit. U bë lojtari që arriti më së shpejti kuotën e 100 golave me një ekip. Anglezi e arriti këtë shifër pas 104 ndeshjeve – duke e thyer rekordin e Cristiano Ronaldos dhe Erling Halaandit (105 ndeshje).
Kjo ndeshje i takoi xhiros së pestë të Bundesligës gjermane.
Për Bayernin ishte fitorja e pestë nga po kaq ndeshje. Është lider me 15 pikë.
Luis Diaz e realizoi golin e parë në minutën e 22-të. Për 2:0 realizoi Kane nga penalltia në minutën e 45-të.
Qendërsulmuesi anglez, Kane, e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 65-të.
Golin e fundit e shënoi Konrad Laimer në minutën e 88-të.
Për Werder Bremenin ishte disfata e dytë radhazi. E zë vendin e 14-të me katër pikë.