Futboll

Kane shënon dy gola në fitoren e Bayernit

Harry Kane

Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka shënuar dy gola në fitoren e Bayern Muenchenit me rezultatin 3:0 ndaj Union Berlinit.

Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së nëntë të Bundesligës.

Kane e realizoi golin e parë dhe të tretë në minutat 15-të dhe 51-të.

Ndërsa golin e dytë e shënoi Kingsley Coman në minutën e 43-të.

Kane tani ka 60 gola të shënuar në Bundesligë që prej transferimit te Bayerni nga  Tottenham Hotspuri në vitin 2023.

Bayerni është lider në tabelë me 23 pikë. Union Berlini ka 15 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.