Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kameri regjistron asistimin e dytë

Dijon Kameri

Dijon Kameri e ka regjistruar asistimin e dytë këtë edicion në elitën e futbollit austriak. 

Kameri kontribuoi me një asistim në fitoren 3:0 Altachut ndaj Tirolit. 

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën pasdite dhe i takoi javës së 28-të. 

Kameri asistoi te goli për 2:0 të cilin e realizoi Lukas Fridrikas në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 

Ai luajti deri në minutën e 83-të kurse bashkëlojtari i tij Vesel Demaku mungoi për shkak të suspendimit. 

21-vjeçari Kameri krahas dy asistimeve ka edhe dy gola të shënuar. 

Edhe Kameri shënon gol për U21 e Austrisë Futboll Kameri shënon gol për U21 e Austrisë

Kameri ka realizuar një gol në gjashtë paraqitje për Përfaqësuesen U21 të Austrisë. 

Ka luajtur edhe për të gjitha grupmoshat e reja të Austrisë.