Edon Zhegrova e ka zhvilluar ndeshjen e parë në Serie A.
Zhegrova ishte zëvendësues të shtunën mbrëma në barazimin e skuadrës së Juventusit.
Juve në kuadër të xhiros së katërt u ndal në barazim 1:1 nga Verona në udhëtim.
Sulmuesi i Kosovës, Zhegrova, në lojë te “Zonja e Vjetër” u inkuadrua nga minuta e 83-të.
26-vjeçari Zhegrova debutimin me Juven e bëri të martën në barazimin 4:4 ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.
Francisco Conceiçao i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 19-të.
Verona i barazoi shifrat në minutën e 44-t me golin që e shënoi Gift Orban nga pika e bardhë.
Vendësve iu anulua edhe një gol i Suat Serdarit në minutën e 67-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Për Juven ky ishte barazimi i parë këtë edicion. Ka edhe tri fitore.
Ndërsa për Veronan ishte barazimi i tretë. Ka edhe një humbje.