Edon Zhegrova iu afrua golit të parë me fanellën e Juventusit të dielën në ndeshjen kundër Veronas.
Por gjuajtja e tij në minutën e 92-të përfundoi në shtyllë.
Zhegrova pranoi një top në krahun e djathtë, bëri disa hapa para me top, ndërsa gjuajtja e tij përfundoi fillimisht në shtyllë e më pas edhe në këmbët e portierit të mysafirëve.
Zhegrova u inkuadrua në minutën e 80-të në vend të Francisco Gonceicaos. Zhegrova ishte goxha aktiv gjatë dhjetë minutave sa i kishte në dispozicion në ndeshjen kundër Veronas, që përfundoi baras 1:1.
Dueli Juventus – Verona i takoi xhiros së 35-të të Serie A. Juventusi është në vendin e katërt me 65 pikë, kurse Verona në pozitën e parafundit me 20 pikë.