Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jep dorëheqje një këshilltar i lartë i presidentit të FIFA-s

Carlos Cordeiro dhe Gianni Infantino

Një këshilltar i lartë i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ka dhënë dorëheqje pak orë pasi konfederata e tretë kundërshtoi planin e tij për të shitur aksione të garave tek investitorë privatë.

Carlos Cordeiro tha se propozimi i Infantinos ishte marrëveshje e keqe për futbollin dhe se “do të hipotekonte të ardhmen e futbollit”.

Dorëheqja e Cordeiros erdhi pasi Konfederata Aziatike e Futbollit shprehu solidaritet me UEFA-n dhe CONCACAF-in.

Cordeiro ishte këshilltar i lartë i FIFA-s për gati pesë vjet. Ai përfaqësoi FIFA-n në grupin e punës të Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës 2026. I emëruar këshilltar i lartë për strategjinë dhe qeverisjen globale në shtator 2021, Cordeiro është figura e parë e rëndësishme e FIFA-s që jep dorëheqje për shkak të planit kundërthënës.