Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jashari shpallet lojtari dhe talenti i sezonit në Belgjikë

Ardon Jashari

Ardon Jashari u zgjodh lojtari i sezonit i “Jupiler Pro League” të hënën në mbrëmje në ndarjen e çmimeve në Antwerp.

Mesfushori i Club Brugge po ashtu fitoi edhe çmimin e talentit të sezonit. Ai mori 10.77 për qind të votave nga lojtarët e klubeve elitare të futbollit belg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prapa la kapitenin e Club Brugget, Hasn Vanaken. Reprezentuesi i Zvicrës luajti 52 ndeshje për Club Brugge këtë edicion, duke shënuar katër gola.

Ai kontribuoi edhe me gjashtë asistime.

Ai me ekipin elitar të Belgjikës ka kontratë deri në vitin 2029. Por ndër shumë skuadrat e interesuara për ta transferuar, është edhe gjiganti francez, Paris Saint-Germaini.