Federata e Futbollit e Kosovës e ka emëruar ish-sulmuesin Albert Bunjaku përzgjedhës të ri të grupmoshës U19.
Bunjaku në këtë post vjen pas largimit të Adil Maliqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, i cili ishte pjesëmarrës edhe në Kampionatin Botëror 2010 me Kombëtaren A të Zvicrës dhe me karrierë edhe në Bundesligë, do të marrë drejtimin e Dardanëve U19, me synimin për të zhvilluar dhe përgatitur talentet e ardhshme të futbollit”, ka shkruar FFK-ja të enjten.
Bunjaku menjëherë pas përfundimit të karrierës së suksesshme si futbollist aktiv, nisi me profesionin e trajnerit.
Ka qenë pjesë e të rinjve të Leverkusenit.
FFK-ja ka njoftuar po ashtu se ndihmëstrajner i tij te grupmosha U19 e Kosovës, do të jetë Anel Rashkaj, ish kapiteni i Kosovës.
Rashkaj është trajner edhe te Halmstadi suedez.
Karrierën e ka nisur te të rinjtë e Zurichut, Schlierenit e Juventusit në Zvicër.
Më pas ka luajtur edhe për Schaffhausenin, Paderbornin, Rot-Ëeiss Erfurtin, Nurnbergun, Kaiserslauternin, St. Gallenin, Erzgebirge Aue, Viktoria Kolnin e Bonnerin.
U pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2022.
Në Superligën e Zvicrës, Bunjaku 41-vjeçari zhvilloi 103 ndeshje ndërsa shënoi 15 gola e gjashtë asistime. 13 gola e një asistim i pati në Bundesligë, në 48 paraqitje.