Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Irlanda pa dy yje kundër Kosovës

Irlanda

Përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson e ka bërë të ditur skuadrën e Irlandës për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Hallgrimsson ka ftuar 26 lojtarë për ndeshjet kundër Kosovës, Izraelit, Austrisë.

Kundër izraelitëve, Irlanda i luan dy ndeshje.

Por kampanjën e Ligës së Kombeve e hap në Prishtinë kundër Kosovës më 24 shtator.

Ndaj Kosovës, Izraelit e Austrisë, Irlanda nuk llogarit në dy yjet, kapitenin Nathan Collins dhe Seamus Coleman.

Edhe Irlanda nuk dëshiron të luajë më me Izraelin Futboll Irlanda nuk dëshiron të luajë më me Izraelin

37-vjeçari Coleman ka qenë pa klub që kur i dha fund një epoke 17-vjeçare me Evertonin në fund të sezonit 2025/26, duke bërë 433 paraqitje.

Ai për Irlandën ka luajtur 81 ndeshje.

Ndërkohë kapiteni Collins 25-vjeçar që luan për Brentfordin e Premier Leagues, i mungon Irlandës shkaku lëndimit.

Ai luan si qendërmbrojtës.

Edhe Përzgjedhësi i Irlandës flet sërish për Izraelin Futboll Përzgjedhësi i Irlandës flet sërish për Izraelin

Irlandës i mungojnë edhe disa lojtarë për shkak të problemeve me lëndime.

Hallgrimsson ka thënë në konferencë se synon ta mbyllin Grupin B3 në vendin e parë ose të dytë.

No description available.