Përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson e ka bërë të ditur skuadrën e Irlandës për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Hallgrimsson ka ftuar 26 lojtarë për ndeshjet kundër Kosovës, Izraelit, Austrisë.
Kundër izraelitëve, Irlanda i luan dy ndeshje.
Por kampanjën e Ligës së Kombeve e hap në Prishtinë kundër Kosovës më 24 shtator.
Ndaj Kosovës, Izraelit e Austrisë, Irlanda nuk llogarit në dy yjet, kapitenin Nathan Collins dhe Seamus Coleman.
37-vjeçari Coleman ka qenë pa klub që kur i dha fund një epoke 17-vjeçare me Evertonin në fund të sezonit 2025/26, duke bërë 433 paraqitje.
Ai për Irlandën ka luajtur 81 ndeshje.
Ndërkohë kapiteni Collins 25-vjeçar që luan për Brentfordin e Premier Leagues, i mungon Irlandës shkaku lëndimit.
Ai luan si qendërmbrojtës.
Irlandës i mungojnë edhe disa lojtarë për shkak të problemeve me lëndime.
Hallgrimsson ka thënë në konferencë se synon ta mbyllin Grupin B3 në vendin e parë ose të dytë.
