Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi ka shansin t’i revanshohet Fiorentinas

Lautaro Martinez

Interi u mposht 3:0 nga Fiorentina të enjten mbrëma në udhëtim, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 14-të të elitës së futbollit italian.

Ishte ballafaqim që nisi në muajin dhjetor por që nuk kishte përfunduar. Edoardo Bovo, lojtari i Fiorentinas, kishte kolapsuar në fushë dhe ndeshja ishte ndërprerë për të vazhduar të enjten e 6 shkurtit. Bovos i ishte vendosur defibrilatori dhe ishte liruar nga spitali pas 12 ditësh.

Interi e ka shansin që t’i revanshohet Fiorentinas në fillimin e javës së ardhshme, në ndeshjen e xhiros së 24-t.

“Nerazzurrët” të hënën e presin “violan”, në ndeshjen që luhet nga ora 20:45.

Interi është në vendin e dytë me 51 pikë. Në pozitën e katërt me 42 pikë është Fiorentina. 

Edhe Interi synon tjetër fitore për t’iu afruar titullit Futboll Interi synon tjetër fitore për t’iu afruar titullit

Lider është Napoli me 54 pikë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Antonio Conte, Napoli të dielën nga ora 20:45 do të luaj ndaj Udineses.

Udinese është në vendin e dhjetë me 29 pikë.

Të dielën luhen edhe ndeshjet Lazio - Monza nga ora 15:00 dhe Venezia – Roma nga ora 12:30.

Ndërkohë të shtunën Atalanta që është në vendin e tretë me 47 pikë luan në udhëtim ndaj Veronas nga ora 15:00. Verona ka 23 pikë në vendin e 13-të.

Të shtunën luan edhe Milani në udhëtim ndaj Empolit nga ora 18:00.

Edhe Ndeshje e vështirë për Interin Futboll Ndeshje e vështirë për Interin

Milani është prej skuadrave që ka bërë më së shumti transferime në afatin kalimtar të janarit. “Kuqezinjtë” kanë 35 pikë në vendin e tetë.

Empoli ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e 16-të. Po lufton për mbetje në ligë.