Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi avancon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

inter

Interi ka avancuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, por me shumë vështirësi. 

“Nerazzurrët” të mërkurën mbrëma fituan 2:1 përballë Torinos. 

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “U-Power” të Monzas, pasi “San Siro” po bëhet gati për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore, që nisin më 6 shkurt. 

Ange-Yoan Bonny shënoi për 1:0 në minutën e 35-të, ndërsa Andy Diouf e dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të. 

Kroati Sandro Kulenoviq e shënoi golin e vetëm për Torinon në minutën e 57-të. 

Edhe Interi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë Futboll Interi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Interi në gjysmëfinale përballë do ta ketë fituesin e ndeshjes Napoli – Como. 

Napoli përballet me Comon më 10 shkurt në stadiumin “Diego Armando Maradona”.