Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ilievski pritet t’i mungojë Prishtinës nga 4 deri 6 muaj

Mario Ilievski

Prishtina do të jetë pa sulmuesin kryesor për kohë të gjatë. Mario Ilievski do t’i mungojë Prishtinës nga katër deri gjashtë muaj shkaku lëndimit të rëndë në ndeshjen kundër Llapit.

Ai të hënën ka përfunduar me sukses operimin në tendinën e Akilit të këbës së djathtë

“Sipas stafit mjekësor, 23-vjeçari pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë prej 4 deri në 6 muaj, duke qenë një mungesë e rëndësishme për FC Prishtina në vazhdim të sezonit”, shkruan Prishtina.

Ilievski iu bashkua prishtinës në verën e vitit të kaluar. Ai ka shënuar 14 gola dhe 5 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.