Futboll

Hoffenheimi kërkon 50 milionë euro për lirimin e Asllanit

a

Kushdo që i dëshiron shërbimet e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani, duhet t’i shpenzojë 50 milionë euro. 

Kështu ka shkruar të mërkurën gazetari Ekrem Konur i “Arma Sportstv” dhe “Caughtoffside”. 

Asllani 23-vjeçar shihet si zëvendësues i Robert Lewandowskit te Barcelona, pasi veterani 37-vjeçar i sulmit, pritet të largohet në verë. 

Kishte raportime më herët se Asllani kishte klauzolë prej 30 milionë eurove, por me vazhdimin e kontratës së sulmuesit kosovar, kjo klauzolë është hequr. Me këtë rast, është rritur kërkesa për ta lënë të lirë sulmuesin shtatlartë. 

Përveç Barcelonës, ka pasur raportime se për Asllanin janë interesuar edhe Bayern Munichu dhe dy klube të Premier Leagues, emrat e të cilave nuk janë bërë të ditura.