Mbrojtësi i majtë i Milanit, Theo Hernandez, është suspenduar me dy ndeshje të martën për shkak të protestave pas përfundimit të ndeshjes ndaj Fiorentinës.
Milani humbi nga Fiorentina 2:1 në ndeshjen e xhiros së shtatë të Serie A, ndërsa protestat e francezit ishin të ashpra në drejtim të gjyqtarit Luca Pairetto.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHernandezit iu dha kartoni i kuq pas përfundimit të ndeshjes.
Në këtë ballafaqim u pritën tri penallti.
Ai tani do të mungojë në duelin në shtëpi kundër Udineses dhe në udhëtim te Bologna, pas përfundimit të ndeshjeve të përfaqësueseve.
Dënim ka marrë edhe trajneri i Fiorentinas, Raffaele Palladino, që u përjashtua katër minuta para fundit të ndeshjes. Ai është suspenduar me një ndeshje dhe është gjobitur me 5 mijë euro.