Futboll

Hajduku e kthen Rifan te Partizani i Tiranës

Oresti Rifa

Futbollisti i grupmoshës U19 të Shqipërisë, 18-vjeçari Oresti Rifa, do të largohet nga Hajduku i Splitit vetëm katër muaj pasi iu bashkua zyrtarisht klubit kroat.

Ai ka stërvitur me juniorët e Hajdukut për kohë të gjatë para se të zyrtarizohej në formë huazimi nga Partizani i Tiranës në muajin shkurt.

Hajduku e kishte opsionin e blerjes së futbollistit të krahut, por nuk e shfrytëzoi këtë mundësi pasi Rifa nuk la gjurmë, shkruan sajti kroat “Index.hr” të mërkurën.

Në muajin mars dhe prill, Rifa luajti pesë ndeshje dhe e shënoi një gol.

Paraqitja e tij e fundit ishte më 17 prill, kur edhe pësoi lëndim.

Ai do të kthehet te Partizani i Tiranës, që e përfundoi kampionatin në vendin e katërt dhe do të luajë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.