Florent Hadërgjonaj asistoi në minutën e 23-të për Tonny Vilhenan dhe Alanyaspori kaloi në epërsi 1:0 ndaj Galatasarayt.
Por, skuadra e madhe turke u kthye me dy gola në pjesën e dytë, për ta fituar 2:1 ndeshjen e xhiros së 27-të të Superligës turke.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontribut në fitoren e Galatasarayt dha edhe qendërmbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti.
Aliti luan për Alanyasporin, por ishte i pafat në minutën e 51-të kur gabimisht e shtyu topin në portën e vet.
Në minutën e 62-të, Victor Osimhen e shënoi edhe një gol tjetër për mysafirët, që ishte gol i pikëve të plota.
Hadërgjonaj e Aliti luajtën deri në fundin e ndeshjes për vendësit.
Galatasaray me fitore shkëputet nga Fenerbahçe në shtatë pikë.

Galatasaray lider ka 68 pikë, ndërsa Fenerbahçe ka 61 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.