Mbrojtësit e Kosovës, Fidan Aliti dhe Florent Hadërgjonaj me skuadrën e Alanyasporit të premten në mbrëmje kanë shënuar fitore të rëndësishme 2:1 në shtëpi ndaj Konyasporit.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 18-të të elitës së futbollit turk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy reprezentuesit e Kosovës e kompletuan ndeshjen te vendësit.
Golat për Alanyasporin i realizuan Gaius Makouta në minutën e nëntë dhe Sergio Cordova në minutën e 54-t.
Blaz Kramer në minutën e 97-t e shënoi golin e vetëm për Konyasporin.
Aliti këtë edicion ka një gol dhe një asistim, kurse Hadërgjonaj ka kontribuar me një gol dhe dy asistime.