Mbrojtësi i Alanyasporit, Florent Hadërgjonaj, ka arritur marrëveshje me klubin nga Irani, Persepolis.
“Yenisafak” të martën ka raportuar se trajneri turk, Ismail Kartal, i cili e drejton skuadrën nga Teherani, Persepolis, po insiston në transferimin e reprezentuesit të Kosovës.
Kartal dëshiron që ta përforcojë skuadrën me një lojtar që ka përvojë në Superligën e Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo30-vjeçari Hadërgjonaj me skuadrën elitare të Turqisë ka kontratë deri në verë.
Këtë edicion në 33 ndeshjet e zhvilluara ka kontribuar me pesë gola dhe pesë asistime.
Hadërgjonaj iu bashkua Alanyasporit në verën e vitit 2023 nga Kasimpasha. Ka luajtur edhe në Angli, Gjermani dhe Zvicër.